Një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcojnë misionin KFOR në Kosovë, raporton Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
Siç është njoftuar bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.
“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
Për majorin Mishiq është udhëtimi i gjashtë në kuadër të operacionit të KFOR-it.
Para nisjes ai tha se pjesëtarët e regjimentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për t’i kryer gjitha detyrat dhe se përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nder Ushtrinë kroate dhe Kroacinë.
Edhe
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
Më herët kanë shtuar numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it edhe disa vende tjera. Është përforcuar kontingjenti i KFOR-it me ushtarë tjerë, pas tensioneve të vitit të kaluar dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.