Një kontingjent i ushtarëve kroatë është dërguar për të mbështetur trupat e KFOR-it në Kosovë të martën, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
“Detyrat tuaja në KFOR janë sfiduese dhe përfshijnë shumë më tepër sesa një qasje ushtarake. Besoj se ju do të dini si të zgjidhni mënyrën e duhur për të kapërcyer sfidat, duke mbetur gjithmonë, në çdo situatë, në shumë mënyra ambasadorë të Kroacisë”, ka thënë gjeneralmajori Drago Matanoviq.
Në zonën operative të KFOR-it, kontingjenti i 43-të kroat do të ketë 154 pjesëtarë, nëntë prej të cilëve gra, raportoi Index.hr.
Forcat e Armatosura të Kroacisë kanë qenë pjesë e misionit të KFOR-it që nga viti 2009, bazuar në vendimin e Parlamentit kroat të korrikut 2008. Deri më tash, 2,240 pjesëtarë të Forcave të Armatosura kanë marrë pjesë – 125 gra.
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
45 ushtarakë të Kosovës, pjesë e stërvitjes ndërkombëtare në Kroaci
-
Zvicra i thotë po rritjes së numrit të ushtarëve në KFOR
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët