Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kreu i partisë turke CHP, Kiliçdaroglu uron Kurtin për postin e kryeministrit

Foto: Driton Paçarada / KD

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Partisë CHP (Partia Republikane Popullore e Turqisë), Kemal Kiliçdaroglu, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në urim thuhet:

I nderuari z. Kryeministër,

Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t'ju përgëzoj për emërimin tuaj si

Kryeministër dhe formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Jam i sigurt se mandati juaj i ri do të sjellë një periudhë paqeje dhe prosperiteti për vendin tuaj.

Edhe Kurti uron Erdoganin: Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin Arbëri Kurti uron Erdoganin: Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin

Gjithashtu besoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të dy popujve tanë dhe të rajonit tonë.

Përmes kësaj dëshiroj të konfirmoj gatishmërinë e CHP-së për të bashkëpunuar me ju me qëllim të fuqizimit dhe forcimit të solidaritetit midis dy vendeve tona vëllazërore.

Duke ju uruar sukses të vazhdueshëm juve dhe kabineteve tuaja, i shpreh urimet e mia më të mira për mirëqenien e popullit miqësor të Kosovës.