Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kreu i Kamenicës kërkon mbështetje ndërkombëtare për projekte komunale

Nëpërmjet një letre drejtuar Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadës amerikane dhe Zyrës së UNMIK-ut, kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati, dhe zëvendësi i tij Bojan Stamenkoviq kanë kërkuar mbështetje për disa projekte të kësaj komune.

Në letër, Kastrati shpjegon harmoninë ndëretnike në Kamenicë dhe njëherësh parashtron disa objektiva, të cilët i sheh si parakushte për përmirësim të kushteve të jetesës në komunën multietnike.

“Ne besojmë se është e nevojshme të ndërtojmë objekte shkollore të reja nga fillimi. Objekte shkollore që ofrojnë kushte më të mira për të gjithë nxënësit, pavarësisht gjinisë, fesë, apo etnisë së tyre. Edhe pse ky është një prezantim i shkurtër i projektit tonë, më poshtë po i paraqesim disa aktivitete specifike, përmes të cilave ne synojmë ta nxisim bashkëpunimin ndëretnik në këto shkolla”, thuhet në letrën e Kastratit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)