Përfaqësimi i Listës Serbe po dallon nga ai qendror në lokal. Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati në Rubikon të KTV-së ka thënë se brenda Kuvendit Komunal kanë bashkëpunim të mirë dhe serbët përcjellin vetëm brenda dhe çështjet që i përkasin nivelit lokal.
“Përderisa përfaqësuesit serb në Kuvendin Komunal ata janë të interesuar dhe i paraqesin brengat e atij komuniteti, atëherë jam shumë i hapur dhe i interesuar. Aktualisht çka ka ndodh deri tash që serbët deri tash në Kuvendin Komunal i kanë paraqit vetëm brengat e tyre. Nuk do të thotë që shabllon ne përkrahemi për çdo gjë, po për çdo çështje konkrete”, ka thënë ai.
Tutje Kastrati foli edhe për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe.
“Asnjëherë nuk kemi arritur qartë që të kuptojmë nevojat e komunitetit serb. Mendoj që ne ndaras prej asaj që është duke ndodh në nivelin qendror, si gjeneratë e re që e kemi marrë mandatin ne Kamenicë duhet të japim shembull ndryshe. Një prej kërkesave që kam është që të përkrahen dhe të subvencionohen ato biznese ku të punësuar janë të gjitha komunitetit. “Asociacioni i Komunave, ashtu siç e ka kundërshtuar Gjykata Kushtetuese do ta bllokonte Kosovën dhe nuk do të ndikonte mirë as për serbët e Kosovës”.
Edhe
Kastrati tregon për reformat në arsim në komunën e Kamenicës
Nënkryetari i Kamencisë mohon se është pjesë e Listës Serbe
Bojan Stamenkoviq është nënkryetari i ri i komunës së Kamenicës. Emërimi i tij u bë direkt nga kryetari i komunës, Qëndron Kastrati. Ndonëse fillimisht pati raportime që Stamenkoviq ishte anëtar i Listës Serbe, ai ka mohuar se i takon ndonjë subjekti politik.
Në Rubikon të KTV-së, Stamenkoviq ka thënë se ka punuar në Doganën e Kosovës dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e politikës. I pyetur se pse pikërisht ai u zgjodh në këtë pozitë, ai tha se ishte iniciativë e kryetarit të komunës. E për Kastratin, një nënkryetar serb ishte domosdoshmëri.
“Një prej arsyeve kryesore është që pjesa më e madhe e Kamenicës e njohin Bojanin dhe kanë fjalë shumë të mira për të, është punëtor. Faktor tjetër është që e njeh gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze. Për mua si kryetar ka qenë shumë e rëndësishme që ta kem dikë prej komunitetit serb. Unë nuk e konsideroj që jam kryetar veç i shqiptarëve por i gjithë qytetarëve në komunën e Kamenicës. Për shkak të paragjykimeve nuk ka qenë shumë e lehtë për mu të komunikoj drejt me komunitetin serb”, ka thënë ai.
Kryetari i Kamenicës jep detaje për shkollën multi-etnike
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin e Komunës, Bojan Stamenkoviq, i janë drejtuar me një letër Zyrës së BE-së në Kosovë nga e cila kërkojnë ndihmë financiare për ndërtimin e një shkolle për të gjithë nxënësit e Kamenicës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Për herë të parë në një studio televizive, Kastrati sqaroi se nuk është qëllim i tyre të ndërhyjnë në plan programe shkollore.
“Ne çka po dëshirojmë të bëjmë është që ndarja të mos jetë në bazë të etnisë. Qëllimi është që të kemi aktivitete të përbashkëta, në ato lëndë ku mund të bëjmë diçka të tillë. Në lëndët ku nuk ka nevojë për komunikim me gjuhë. Problemi aktualisht është që shumë serb e njohin gjuhën shqipe njëjtë siç shumë shqiptarë nuk e dinë gjuhën serbe”, ka thënë Kastrati.
“Kemi nevojë po ashtu që edhe për komunitetin rom që t’u ndihmojnë për të vazhduar studimet”, shtoi tutje ai.
Edhe
Kastrati synon krijimin e një zone ekonomike në Kamenicë
Kryetari Kastrati theksoi se brenda projektit përfshihet edhe krijimi i kabineteve ku mund të mësohet bashkarish gjuha angleze apo gjuhën serbe e shqipe.
Në letër, Kastrati e Stamenkoviq kanë shkruar se sistemi paralel serb i shkollimit, si dhe ndasitë fizike, janë dy nga pengesat kryesore të ndërveprimit të rrallë mes fëmijëve të dy grupeve.