Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot ditën e 7 shtatorit 1990 ku deputetët shqiptarë të Kosovës miratuan Kushtetutën e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Kadri Veseli ka shkruar se në historinë e gjatë të përpjekjeve për liri, Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990 përbën një ngjarje shumë domethënëse për kohën.
“Ajo artikulonte qartë dhe me guxim vullnetin e popullit tonë për pavarësi, vullnet, i cili, 9 vite më pas, u përmbush nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Respekt dhe nderim për deputetët e 7 shtatorit!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 28-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut ka thënë se kjo është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.
“Ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend meritor në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe
Veseli rikujton Kushtetutën e Kaçanikut historike në përpjekjet për liri e pavarësi
“Mirënjohje të thellë delegatëve të Shtatë Shtatorit, që në kohë të vështirë, firmosen vullnetin e popullit tonë dhe vunë gurthemelin e Kosovës së pavarur. Do të kujtohen përherë nga brezat për përpjekjen e tyre në rrugën e gjatë të lirisë”, ka shtuar Haradinaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke kujtuar delegatët e Kosovës që shpallën Kushtetutën e Kaçanikut, 28 vjet më parë, ka shkruar se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut ishte një veprim që dëshmoi vetëdije politike dhe refuzim qytetarë ndaj regjimit ushtarak dhe policor të Serbisë.
“Sot nderojmë dhe kujtojmë të gjithë delegatët e Kosovës që shpallën Kushtetutën e Kaçanikut, 28 vjet më parë. Ky ishte një hap shumë i guximshëm i tyre, i cili erdhi pas deklaratës së pavarësisë më 2 korrik të atij viti. Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut ishte një veprim që dëshmoi vetëdije politike dhe refuzim qytetar ndaj regjimit ushtarak dhe policor të Serbisë. Pavarësisht rrethanave të vështira dhe përkrahjes së munguar asokohe në rrafshin ndërkombëtar, ngjarjet e vitit 1990 i dhanë jehonë edhe më të madhe përpjekjeve popullore për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se më 7 shtator të vitit 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës me miratimin e Kushtetutës së Kosovës shprehen vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Limaj thotë se 7 shtatori i vitit 1990 është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit.
Edhe
35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
“Më 7 shtator të vitit 1990 delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, me miratimin e Kushtetutës së Kosovës. 7 shtatorit i vitit 1990 është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit. Në këtë datë delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, në rrethana tejet të vështira, vendosën themelet e shtetit duke legjitimuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi”, ka thënë Limaj.
“Kushtetuta e Kaçanikut zë vend të rëndësishëm në historinë e Republikës së Kosovës duke u paraprirë ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Shpreh mirënjohje dhe respekt për delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, për miratimin e Kushtetutës së vendit”, ka shtuar më tej.