Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krejt çka ndodhi në Colmar e Prishtinë rreth rastit të Ramush Haradinajt

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë të qëndrojë në Francë, të paktën deri në gjysmë të muajit prill, kjo pasi Gjykata e Apelit në Colmar e ka shtyrë sërish vendimin për lirimin tij.

Gjykata franceze u ka dhënë edhe 1 muaj afat autoriteteve serbe për të deponuar informata shtesë në lidhje me kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Vendimi tjetër pritet të merret më 6 prill, kur edhe është caktuar që të mbahet seanca e radhës.

Pas shtyrjes së vendimit për herë të dytë, Haradinaj i është drejtuar një grupi bashkëpartiakësh dhe qytetarëve të tjerë, që kishin shkuar për t’i përcjellë nga afër zhvillimet në Francë.

Ish-kryeministri i Kosovës, vendimin e gjykatës franceze e ka cilësuar si turpërues dhe abuzim politik.

Edhe Krejt çka ndodhi në Colmar të Francës në gjykimin për Haradinajn Video Krejt çka ndodhi në Colmar të Francës në gjykimin për Haradinajn

Për akuzat e udhëheqësve serbë në drejtim të tij, Haradinaj ka thënë se përgjigjja ndaj tyre është e njëjta sikur ajo e viteve 98-99. Kjo është hera e dytë që Ramush Haradinajt i shtyhet vendimi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur protesta gjithëpopullore për këtë të shtunë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar për liderin e kësaj partie.

“Shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë është abuzim me drejtësinë. Vendimi është i palogjikshëm dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës janë vënë në shërbim të ish-bashkëpunëtorëve të Milosheviqit, të cilët përmes Haradinajt, po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë”, thuhet në reagim.

AAK-ja thotë se dyshon se shtyrja e vendimit është përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij.

Po ashtu, partia e Haradinajt ka vendosur që të bojkotojë punën e Kuvendit deri më 6 prill. Ndërsa, protestën e AAK-së për të shtunën e kanë mbështetur edhe Vetëvendosja dhe Nisma për Kosovën.

Ndërkohë, shtyrja e vendimit për Ramush Haradinajn është padrejtësi. Derisa drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Ky është komenti i presidentit Hashim Thaçi bërë në facebook, pas vendimit të gjykatës në Colmar, që Haradinaj të mbetet në Francë, së paku edhe 1 muaj.

Edhe Triumfi i tretë në drejtësi i Ramush Haradinajt Video Triumfi i tretë në drejtësi i Ramush Haradinajt

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shkruar në facebook se shtyrja e vendimit për Haradinajn është lajm i papranueshëm për të gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se moskthimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është i papranueshëm dhe i padrejtë. Tha se para gjykatave të tilla duhet të përgjigjen ata që kanë bërë krime në Kosovë.

Vendimin e ka quajtur zhgënjyes dhe të papranueshëm ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Haradinaj po mbetet peng i politikës.

Edhe deputetë të tjerë të koalicionit qeverisës kanë shprehur shqetësimin e tyre për vazhdimin e ndalimit të Haradinajt në Francë.

Edhe Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës, pritet vendimi për Haradinajn Arbëri Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës, pritet vendimi për Haradinajn

Ndërsa, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deklaroi se Haradinaj është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë.

Kurse Nisma për Kosovën ka kërkuar që rasti i Haradinajt të shpallet çështje e interesit shtetëror.


Krejt çka ndodhi në Colmar e Prishtinë rreth... by kohanet