Arbëri

Krasniqi: Jam i lumtur në PSD

Foto: Koha

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se është keqinterpretuar nga mediat biseda e “spiunuar” mes tij dhe Dardan Molliqajt.

Krasniqi ka thënë se vetëm ka përcjell fjalët e një të treti, e nuk i ka thënë për vete se nuk do që të merret më me politikë.

“Biseda ime me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë. Pra unë vetëm ia kam përcjell atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush. Jam shumë i lumtur që jam në PSD e edhe më i lumtur që PSD po forcohet përditë, me qëndrimet e saj alternative dhe me punën e palodhshme në terren”, ka thënë Krasniqi, përcjell Koha.net. “Mediet që paskan ‘spiunuar’ prej skutave të Kuvendit, nuk e kanë parasysh që kur një fjali hiqet nga konteksti, deformohet gjithçka”, ka shtuar ai.

Lexo edhe: Zbulohen biseda të Molliqajt me Sherifin e Lekajn kur po votohej buxheti – Pse Krasniqi e la grupin e PSD-së

Siç e interpretoi Kosovapress, e cila ka kapur me kamerë këto biseda, Molliqaj vazhdoi bisedën edhe me deputetin Frashër Krasniqin, duke e pyetur se pse është larguar nga grupi i PSD-së.

“Unë kam dal se s’jam t’u deshtë ma me u merr me politikë, përveç kur muj me iu ndihmu diçka pa u përfshi fort si shokë”, ka shkruar Frashër Krasniqi. E derisa Molliqaj e pyet për dikë tjetër, Krasniqi ia kthen se nuk e di nëse është larguar, duke i rekomanduar që ta pyet drejtpërdrejt atë.

Krasniqi vazhdon sërish të shkruajë.

“Veç kaja n....qysh kemi ditë me i largu do njerëz që megjithatë kanë pas vullnet, entuziazëm e besim e kemi mujt me llogarit në ta tepër shumë.... është dëm edhe për parti tek e fundit se nuk është që keni bërë najsen. Se kam personale me ty, e di që je mundu me na ndihmu tepër”, ka shkruar ai.