Judita Krasniqi-Hajdari, menaxhere e projekteve në “Demokracia për Zhvillim” ka thënë se vetëm 17 për qind e grave në Kosovë llogaritet se janë të punësuara.
Krasniqi-Hajdari ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së se pjesëmarrja aktive e grave në tregun e punës në Kosovë është diku rreth 20 pë qind, që sipas saj, është më e ulëta në rajon.
“Në Kosovë kemi diku rreth 78% të grave joaktive, do të thotë, jashtë tregut të punës, të dhënat e vitit 2021 tregojnë se vetëm 17% e grave janë të punësuara, kurse pjesëmarrja aktive e grave në tregun e punës është diku rreth 20% që është më e ulëta në rajon”, ka thënë Krasniqi-Hajdari, derisa ka folur për një hulumtim të bërë lidhur me pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, Kosova gjendet në pozitën më të keqe sa i përket pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.
Ajo ka thënë se Kosova ka politika që nuk e lejojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
“Në Kosovë aktualisht problemet me të cilat përballemi është çështja e punës së papaguar: përkujdesja ndaj fëmijës dhe familjes. Pjesa më e madhe e grave joaktive në tregun e punës, nuk angazhohen në tregun e punës për shkak të përkujdeset ndaj fëmijëve dhe familjes. Gjithashtu edhe mungesa e qasjes së drejtë institucionale ndaj politikane gjinore. Edhe gratë që janë të punësuara, përqindja më e madhe e tyre janë të fokusuara në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Në aspektin tradicional është shumë më e përshtatshme, sesa profesione të tjera që shpeshherë konsiderohen të mos jenë të duhura për gratë”, ka thënë Krasniqi-Hajdari.
-
DHTIK: Vetëm 15.9 për qind e grave janë të punësuara
-
Krasniqi-Hajdari: Me institucione patriarkale, gratë përfundojnë të pafuqishme ekonomikisht
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë
-
GAP: 359 mijë persona janë larguar nga Kosova deri në vitin 2023
-
Shprehet drojë që pjesëmarrja e grave në zgjedhje të jetë e ulët