Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja të premten merret me zëvendësuesit e deputetëve që u bënë ministra

Foto: Driton Paçarada / KD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten do të mbajë mbledhjen e parë që nga emërimi i anëtarëve të rinj, të cilët sot u betuan para Presidentit të Kosovës.

Në mbledhjen e KQZ-së, do të shqyrtohet rekomandimi i kandidatëve të radhës për zëvendësimin e deputetëve të cilët janë bërë ministra.

Këtë për KTV-në e ka konfirmuar, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Sipas tij, KQZ tani ka kapacitete e plota për të kryer detyrat e saj.