Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas një vargu vonesash, Presidenti i dekreton nesër anëtarët e rinj të KQZ-së

Para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten do të rreshtohen 10 anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e secilit grup parlamentar do të betohen se do t`i kryejnë me përgjegjësi detyrat e tyre, raporton KTV.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e presidentit.

“Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet të enjten para presidentit të Republikës së Kosovës”, është në njoftimin për media të Presidencës.

Por, nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerësojnë se i pari i shtetit është vonuar në funksionalizimin e punës së KQZ-së.

Menjëherë pas emërimit të anëtarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të merret me proceset pas formimit të Qeverisë.

Edhe Thaçi emëroi anëtarët e rinj të KQZ-së duke shkelur afatet ligjore Arbëri Thaçi emëroi anëtarët e rinj të KQZ-së duke shkelur afatet ligjore

Një ndër to, është plotësimi i vendeve të deputetëve, të cilët janë bërë ministra në kabinetin qeveritar, si dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës.

Mirëpo, në KQZ thonë se për organizimin e procesit të zgjedhjes së të parit të Podujevës, iu duhen fonde nga Qeveria.

Bazuar në ulëset e siguruara, grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës do t’u takojë nga një anëtar në KQZ, përveç Vetëvendosjes që do t’i ketë dy.