Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Dhjetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot janë betuar para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në ceremoni mori pjesë edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhanë betimin para presidentit Thaçi se do t’i kryejnë me nder detyrat e tyre.

“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot e dhanë betimin se do t’i kryejnë në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme të gjitha detyrat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.

Këta janë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin para presidentit Thaçi:

Sami Kurteshi, VV

Edhe Betohen 9 anëtarë të KQZ-së Arbëri 3 muaj më parë Betohen 9 anëtarë të KQZ-së

Alim Rama, VV

Sami Hamiti, LDK

Arianit Elshani, PDK

Ibrahim Selmanaj, AAK

Nenad Rikalo, Iniciativa Qytetare Lista Serbe

Eshref Vishi, Koalicioni Nisma-AKR-PD

Cemailj Kurtisi, Koalicioni VAKAT

Edhe Betohen deputetët e rinj Arbëri 5 muaj më parë Betohen deputetët e rinj

Rifat Krasnic, KDTP

Artan Asllani, PAI