Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar të hënën para ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Në këtë ceremoni morën pjesë vetëm 10 anëtarë të KQZ-së, përfshirë kryetarin Kreshnik Radoniqi.
Ceremonia u mbajt me fillim nga ora 11:00, në Zyrën e Presidentes së Kosovës.
Dy nga anëtarët e rinj, Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu, vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tri partitë tjera më të mëdha opozitare kanë vetëm nga një anëtar.
Nga Partia Demokratike e Kosovës është betuar Rashit Qalaj, nga Lidhja Demokratike Ilir Fetahu ndërsa nga Aleanca Muharrem Nitaj.
Delvir Tairi dhe Stefan Filipoviq janë anëtarët e rinj nga komunitetet joshumicë.
-
Haxhiu për anëtarin e KQZ-së: E rëndësishme të respektohet fuqia e subjektit politik
-
Betohen 9 anëtarë të KQZ-së
-
Presidenca: Po presim verifikimin e kandidatëve të propozuar nga partitë për KQZ
-
Haxhiu takon kryetarët e partive në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive
-
Të premten, Haxhiu mbledh kryetarët e partive për seancën konstituive