Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë të enjten mbledhjen e radhës, ku do të certifikohen rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal në Leposaviq.
Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se mbledhja do të fillojë nga ora 10:30.
Në garën për kryetarin e ri të kësaj komune, fitues është shpallur Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje me 73.5 për qind të votave të fituara.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave më 23 prill u mbajtën edhe në Mitrovicë të Veriut, Zveçan e Zubin Potok.
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri
-
KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri
-
KQZ-ja mban sot mbledhje për certifikimin e rezultateve përfundimtare
-
Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan
-
Dalin rezultatet përfundimtare të procesit të votimit në veri