Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar për nisjen e procesit të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët e katër komunave veriore.
Sipas KQZ-së, procesi do të marrë kohë pasi të dhënat janë mbledhur në format fizik, duke theksuar se s’ka datë të saktë se kur do të bëhet publik përgjigja.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë këto lista me nënshkrime, pra nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse. Sigurisht se ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë Ministrinë, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Kryetarët e Komunave dhe Grupet Nismëtare. Natyrisht se përgjigja e KQZ-së do të bëhet edhe publike”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
-
Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri
-
KQZ-ja sot diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
KQZ-ja diskuton të premten për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
KQZ-ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri
-
Verifikohen nënshkrimet në veri, së shpejti votimi për shkarkim të kryetarëve