Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mblidhet sot për të diskutuar lidhur me veprimet për zgjedhjet lokale, të caktuara që të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e KQZ-së me kryetar të ri, Kreshnik Radoniqin, pas shkarkimit të ish-kryetares Valdete Daka nga presidentja, Vjosa Osmani.
Në mbledhjen e sotme ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë se Shpenzimeve te Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021. Pika të tjera të rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike Partia Demokratike e Diasporës dhe shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje te afatit për mbajtje te Kuvendit zgjedhor.
KQZ-ja parashihet që në këtë mbledhje të bëjë edhe shqyrtimin dhe miratimin e plotësim/ndryshimit të Rregullës Nr.08/2013 – Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre dhe shqyrtimin dhe miratimin e Planit Operacional për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor 2021.
-
Osmani flet me kryesuesin e KQZ-së për përgatitjet lidhur me datën e zgjedhjeve
-
Kryesuesit të ri i kërkohet ta ruajë KQZ-në nga agjendat politike
-
Radoniqi: Votimi filloi me kohë - s’ka ndryshim në rregullat për qytetarët që s’dinë shkrim-lexim
-
KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
-
Radoniqi: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës