Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtunën të kufizojë shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor.
Nëpërmjet këtij vendimi, sipas njoftimit, KQZ-ja përcakton kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë. Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit, në Mitrovicën e Veriut, subjekteve politike do t’u lejohet të shpenzojnë deri në 9.022.50 euro, në Leposaviq mbi 6.646.5 euro euro, ndërsa në Zveçan e Zubin Potok 3.490 respektivisht 3/318 euro.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri do të mbahen pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, vetëm një subjekt politik ka aplikuar për të qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e 18 dhjetorit.