Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marr vendim për kufizim të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.
“Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës (19 – 23 dhjetor) do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë”, thuhet në njoftimin e KQZ-zë.
Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna. Sipas kësaj liste, secili subjekt garues në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Leposaviq ka të drejtë të shpenzojë deri në 6 mijë e 648 euro për fushatë zgjedhore, kurse për zgjedhjet për Kuvendin e Zveçanit ka të drejtë të shpenzojë deri në 3 mijë e 491 euro.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit, do të mbahen më 25 dhjetor.
KQZ-ja në mbledhjen e së mërkurës ka shqyrtuar dhe miratuar edhe kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut.
-
KQZ-ja kufizon shpenzimet e subjekteve politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri
-
KQZ-ja cakton kufirin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore
-
Mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale, KQZ-ja i kërkon qeverisë buxhet shtesë
-
KQZ-ja kufizon shpenzimet e partive për fushatë, një euro për një votues
-
Rritet për 10 euro pagesa për komisionerë e vëzhgues