Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar arsyen se përse numri i votuesve dhe banorëve është përafërsisht i njëjtë.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka treguar se ku bëhet dallimi ndërmjet listës votuese dhe regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, në listën e votuesve janë të përfshirë edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, por të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Në listën e votuesve përveç votuesve që jetojnë në Kosovë përfshihen edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët që jetojnë brenda vendit, rezidentët", ka thënë Elezi.
Ky sqarim i KQZ-së vjen pas deklaratës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin, i cili është shprehur i habitur që në listën e votuesve në KQZ-së, numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë.
Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës.
Edhe pse ka marrë përsysh numrin e diasporës, sipas tij, ka një shifër më të madhe të listës së votuesve në krahasim me popullsinë rezidente në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor 2018.