Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPM-ja synon t’ua ndalojë mediave raportimet nga gjykatat, reagime kundër

Me vetë-iniciativë, Komisioni i Pavarur për Medie është futur në rishikim të dy dokumenteve me rëndësi: Rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe Kodin e Etikës.

Në ueb-faqen e saj, ka publikuar edhe draftet e dokumenteve në fjalë, dhe në Kodin e Etikës, më së shumti ndryshime janë propozuar në nenin 7, atë për të drejtat individuale, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej pikave që u është shtuar, është pika 11, që mediave do t’u ndalonte publikimin e identitetit, pamjes ose informatave specifike të personave të dyshuar për krime, përveç nëse për ta ka një vendim të plotfuqishëm gjykate.

“11. OSHMA-ve nuk u lejohet të japin emrat, përshkrimin, pamjet, ngjashmëritë ose informatat specifike të ndonjë individi që gjoja ka kryer një krim, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente, përveç nëse për shkaqe të sigurisë publike, një gjë e tillë kërkohet nga organet e rendit në rastet e ndjekjes së personave të rrezikshëm për sigurinë e përgjithshme”, thuhet në pikën 11.

Një ndalesë e tillë, kishte ekzistuar në Kodin e Sjelljes për media, të vitit 2010, por që ishte hequr në tërësi në vitin 2016, kur është ndryshuar për herë të fundit, duke i hapur rrugë raportimit nga seancat gjyqësore.

Kryeshefi ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi, thotë se nevoja për rishikimin e Kodit, ka ardhur si pasojë e rasteve të shkeljeve të mundshme, por që nuk kanë qenë plotësisht të definuara me kodin në fuqi.

Përderisa ndryshimet e propozuara i konsideron vetëm kozmetike, Latifi thotë se dokumenti nuk është i përfunduar dhe mund të pësojë ndryshime.

Ky institucion mund të përballet me një kërkesë të tillë shumë shpejt. Juristja e Medias, Flutura Kusari, ndalimin për raportim nga Gjykata e konsideron të papranueshëm dhe janë në pritje të sqarimeve nga KPM-ja.

Kusari shton se raportimi nga gjykatat është një prej të drejtave thelbësore të gazetarëve.

Dy dokumentet që janë në rishikim nga KPM-ja, kanë qenë në dëgjim publik nga data 9 dhjetor deri më 30 dhjetor të vitit të kaluar, derisa pritet që Komisioni të mblidhet së shpejti për trajtimin e tyre.