Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) thotë se prokurorja Ferdane Sylejmani është vlerësuar katër herë që nga viti 2013, kur ka filluar vlerësimi sistematik i performancës së prokurorëve.
“Ferdane Sylejmani i është nënshtruar katër herë vlerësimit të performancës gjatë mandatit të përhershëm, ndërsa në mandatin fillestar nuk i është nënshtruar vlerësimit të performancës për shkak se gjatë asaj kohe nuk kishte akt nënligjor e as komision për vlerësimin e performances”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga KPK për emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, lidhur me atë se me çfarë note është vlerësuar prokurorja Sylejmani nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në tre vitet e fundit, KPK thotë se më 2018 dhe 2019 nuk është bërë vlerësim nga eprori, kurse më 2020 është vlerësuar me nivelin mjaftueshëm.
Në përgjigje, KPJ-ja po ashtu theksoi se prokurorja Sylejmani, nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës ka marrë vlerësim ndryshe nga ai i kryeprokurorit.
“Prokurorja Ferdane Sylejmani në vitin 2020 është vlerësuar nga eprori me nivelin “mjaftueshëm”, ndërsa nga Komisioni është vlerësuar me nivelin “pamjaftueshëm”, thuhet tutje në përgjigjen e KPK-së.