Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë pritur sot në takim nga drejtori i Drejtorisë së Politikave Penale, Lefevre Pontalis dhe kryeinspektori i Njësisë për Inspektimin Gjyqësor, Patrick Poirret.
Përmes një komunikate për media delegacioni i Këshillit Prokurorial ka diskutuar me përfaqësuesit e këtyre institucioneve të drejtësisë franceze disa çështje me interes të veçantë për përcaktimin e politikave penale në çështjet e dhunës në familje, terrorizmit, luftimit të krimit të organizuar dhe krimit financiar, si dhe për proceset e hetimeve disiplinore ndaj prokurorëve dhe personelit, mbikëqyrjen e prokurorive dhe çështjet e etikës së tyre, transmeton Koha.net.
Më këtë rast është vlerësuar se këto takime do t’i shërbejnë Këshillit Prokurorial të Kosovës në hartimin e strategjive, politikave dhe akteve përkatëse për administrimin efikas dhe efektiv të sistemit prokurorial, kurse në ditët vijuese do të mbahen takime të tjera të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme pranë Gjykatës se Kasacionit dhe Gjykatës së Apelit, me ç’rast do të ketë bashkëbisedime me prokurorët e përgjithshëm pranë këtyre gjykatave, ndërsa në ditën e fundit të vizitës do të realizohet një takim në Shkollën e Magjistraturës së Francës për të diskutuar shkëmbimin e përvojave për zhvillimin profesional të prokurorëve.
-
Përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Kosovës diskutojnë për vettingun me ata të Shqipërisë
-
Diskutimi për liberalizim vizash kalon edhe në nivelin e policive
-
KPK-ja thotë se po punon në krijimin e kushteve për sundim të ligjit
-
Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadorja e Francës biseduan për sundimin e ligjit në Kosovë
-
Kosova e Franca pajtohen për rritje të bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar e korrupsionit