Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ia ka dorëzuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 20 ventilatorë mobilë, të blera me fonde të qeverive të Norvegjisë, Zvicrës e Luksemburgut, si reagim ndaj pandemisë së koronavirusit.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, ventilatorët do të ngrisin kapacitetin e kujdesit intensiv të sektorit shëndetësor të Kosovës.
Kontributi i përgjithshëm nga qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut për blerjen e ventilatorëve mobilë Vg70 është 1.17 milion dollarë, në partneritet me UNDP-në, thuhet në njoftim të MSH-së.
Me këtë mbështetje UNDP-ja ka blerë 40 ventilatorë, 20 prej të cilave u dorëzuan sot, e 20 të tjerë pritet të dorëzohen deri në fund të muajit qershor.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar qeveritë e tri shteteve dhe UNDP-në për mbështetjen duke thënë se “s’ka dhuratë më të mirë për qytetarët e Kosovës në ditën e lirisë sesa një asistencë e rëndësishme për pacientët”.
UNDP ka bërë të ditur se ventilatorët janë prodhuar në Kinë, të certifikuar me certifikatën e BE-së dhe me sigurimin e cilësisë nga Njësia Globale e Prokurimit e UNDP-së në Kopenhagë.
-
UNDP i dorëzoi QKUK-së 20 ventilatorë të tjerë
-
UNICEF-i i dhuron Kosovës 270 frigoriferë dhe ngrirës për vaksinat anti-COVID
-
Qeveria japoneze i dhuron pajisje mjekësore Kosovës për ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër COVID-19
-
QKUK pranon donacion 38,000 maska e 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e KB-së
-
UNDP dhe UNV mbështesin Kuvendin e Kosovës me mjete dixhitale për mbajtjen e takimeve virtuale