Shumicën e parave që kanë familjet kosovare i shpenzojnë në konsum të ushqimeve dhe në banim,shkruan sot Koha Ditore.
Sipas Anketës së buxhetit të ekonomive familjare për vitin 2016, të bërë nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, del që konsumi i përgjithshëm në Kosovë për vitin 2016 ka qenë 2 miliardë e 321 milionë euro. E ndarë për ekonomi familjare ka dalë të jetë 7 mijë e 539 euro dhe për kokë banori 1 mijë e 460 euro. Konsumi i përgjithshëm në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 ka një rënie të lehtë prej 5.7%, ndërsa konsumi për kokë banori ka një rritje prej 2%.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.