Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova, vendi më i lirë në Evropë për të jetuar – Zvicra më e shtrenjta në botë

Kosova është shteti më i lirë në Evropë për të jetuar më 2020, sipas një renditjeje të “CEO World”, një nga revistat më të njohura botërore për biznese.

Kosova është po ashtu ndër dhjetë vendet më të lira në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“CEO World” ka mbledhur të dhënat nga shumë studime bazuar në indeksin e çmimeve, në Indeksin e Jetës si dhe në një mori shpenzimesh, sikur akomodimet, veshmbathjet, çmimet për udhëtime, internet, çmimet e mallrave e të ngrënit jashtë shtëpisë. Renditjet janë bazuar në pesë matës të mëdhenj: Kosto e jetës, qiraja, produkte ushqimore, restorantet e fuqia blerëse, transmeton Koha.net.

Listës botërore i prin Zvicra e pasuar nga Norvegjia, Islanda, Japonia e Danimarka. Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori e Koreja Jugore mbyllin top-dhjetëshen. SHBA-ja është e 20-a, ndërsa Gjermania e 29-a. Në renditjen botërore, nga 132 vende, Kosova është e 124-a. Pas saj janë vetëm Venezuela, Tunizia, Kirgistani, Uzbekistani, Siria, India, Afganistani e Pakistani.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova është prapa të gjithave. Jo larg Kosovës është Maqedonia e Veriut që është e 113-a. Shqipëria është e 95-a, ndërsa pas saj menjëherë vjen Bosnja. Serbia është e 98-a në botë. Më mirë se këto shtete është Mali i Zi që qëndron në pozitën e 90-të, ndërsa Kroacia është shteti më i shtrenjtë për të jetuar në rajon. Ajo pozicionohet në vendin e 53-të në botë.

Këtu mund të gjeni listën e shteteve, bazuar sa janë të shtrenjta për të jetuar:

Këto të dhëna janë përpiluar duke e përdorur New Yorkun si standard. Ai ka indeks 100, dhe një shtet që është me më shumë pikë është më i shtrenjtë se New Yorku, e ata nën to janë më të lirë. Teksa Zvicra e ka këtë indeks 122.4 si e para e botës, Kosova e ka vetëm 28.47.