Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova pret nga Austria ndihmë për identifikimin e nevojave të sektorit privat për trajnime

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti sot Peter Hasslacher, drejtor i Zyrës Tregtare Austriake për Slloveni, Shqipëri dhe Kosovë dhe Përfaqësues i Ambasadës Austriake në Kosovë për Ekonomi, së bashku me Vjosa Huruglica, udhëheqëse e Zyrës Tregtare të Austrisë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve për zhvillimin ekonomik dhe sektorin e edukimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të bashkëpunojë ngushtë me Ambasadën Austriake dhe Zyrën Tregtare Austriake për të lidhur institutet hulumtuese Austriake për inovacion, me theks të veçantë në identifikimin e nevojave të sektorit privat të Kosovës për trajnime, që do të jetë një nga hapat e parë të bashkëpunimit.

Gjithashtu bashkëpunimi do të shtrihet në fushën e edukimit, ku ADA ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm.

Ministri Beqaj dhe z.Hasslacher u dakorduan për shkëmbim të informatave dhe përvojave nga bizneset e suksesshme austriake për ato kosovare, në funksion të marrjes së ideve, rritjes së produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe potencialit për eksport.