Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes të Kosovës dhe Austrisë përmes iniciativave konkrete.
“Gjatë këtij takimi u theksua se është shumë e rëndësishme të rritet prezenca e bizneseve austriake në Kosovë, të nxiten investimet e huaja direkte, por edhe të promovohet eksporti dhe ndërkombëtarizimi i bizneseve kosovare”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.
Në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e arsimit profesional dhe harmonizimin e nevojave të tregut të punës me sistemin edukativ.
Artikuj të ngjashëm
-
Synohet rritja e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Francë
-
OEK-u dhe Oda Ekonomike e Frankfurtit synojnë të thellojnë bashkëpunimin
-
Kosova e Finlanda diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
-
Austria, partner strategjik i Kosovës
-
Kosova dhe Shqipëria, të përkushtuara për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik