Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall, me të cilën diskutuan ide konkrete për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve nga sektorë te ndryshëm, thuhet në një njoftim të OEK-ut.
Gjatë këtij takimi, bizneset nga Kosova kishin mundësinë të përcjellin nga afër prezantimin e kompanisë finlandeze “Malok” nga Damir Budanec dhe të bisedonin për bashkëpunime konkrete.
Mes tjerash u bisedua edhe për iniciativa të përbashkëta që kanë për qëllim ngritjen dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Finlandës.
“Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t'i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike”, thuhet në fund të njoftimit.
-
OEK-u synon të rrisë bashkëpunimin me bizneset finlandeze
-
Rukiqi kërkon më shumë prezencë të bizneseve austriake në Kosovë
-
Bizneset kosovare e finlandeze me bashkëpunim
-
Osmani: Finlanda gjithmonë krah Kosovës drejt së ardhmes euroatlanike
-
Kurti në takim lamtumirës me Stjernvall: Finlanda i ka dhënë shumë Kosovës