Arbëri

Kosova përballë zgjedhjeve pa reformat e filluara para 8 vjetëve

Foto: Koha / ilustrim

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja pa përmbyllur reformën zgjedhore, e cila ishte iniciuar në vitin 2011. Mungesa e një reforme zgjedhore, thonë ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, do të sjellë përsëri situata të paqarta të sistemit zgjedhor.

Zgjedhjet eventuale që mund të mbahen në Kosovë, pasojnë dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Bajraliu thotë se legjislacioni aktual dhe në tërësi procesi zgjedhor aktual, ka shumë mangësi dhe se ka qenë më se e domosdoshme reforma zgjedhore para se Kosova të hyjë në një cikël tjetër zgjedhor.

“Mangësitë e legjislacionit elektoral, që kryesisht janë të trashëguara nga administrata e UNMIK-ut, janë evidente dhe mund të jenë barriera për çfarëdo procesi elektoral, në veçanti në këtë situatë kur kemi një proces të jashtëzakonshëm dhe të parakohshëm, ku do të duhej të mos ketë zvarritje në procesin elektoral dhe paselektoral sepse mund të shkaktojë zvarritje edhe në formimin e institucioneve dhe mund të hakmerret në përmbushjen e projekteve dhe obligimeve buxhetore që kanë institucionet e këtij vendi”, thekson Bajraliu.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë