Në letrën zyrtare të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyenit, dërguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Kosova është shkruar pa fusnotë.
Letra, e datës 23 prill, është publikuar nga Qeveria të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes saj, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke folur për pandeminë COVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë, ka theksuar se është plotësisht e vetëdijshme se një situatë shumë më e ashpër e financimit ka qenë një aspekt i krizës së COVID-19 për ekonomitë në zhvillim siç është Kosova.
Një letër e ngjashme, pa fusnotë, kishte ardhur ne adresë të Qeverisë edhe më herët, nga Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Fusnota i vihet emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e vendit në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.
{gallery}