Bashkë me të emëruarit politikisht nëpër misione diplomatike, që sot janë liruar nga detyra, vendimin për lirim e ka marrë edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
Sipas një njoftimi të tij në Facebook, ai ka bërë kërkesë për lirim nga detyra në dhjetor të vitit të shkuar.
“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris. T’i shërbesh vendit si ambasador është privilegj. T’i shërbesh vendit me përkushtim, është obligim. Përfaqësimi i Kosovës në Francë, si dhe në Andorrë e Monako, e për një kohë edhe në Portugali, ka qenë nder i jashtëzakonshëm për mua. Gjatë kësaj periudhe i kam mbrojtur interesat e vendit tonë dhe jam përpjekur t’i avancoj raportet e shkëlqyeshme me shtetet ku kam qenë i akredituar, në veçanti me Francën. Raporti ynë me Francën është esencial për të ardhmen tonë evropiane”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ai është emëruar ambasador në Francë më 2016, sipas tij me nismën e ish-presidentes, Atifete Jahjaga.
-
Ambasadorët e shkarkuar përshëndeten me misionet diplomatike
-
Gashi: Kriter për emërimin e ambasadorëve ka qenë më shumë prejardhja politike se profesionalizmi
-
Aktakuzë ndaj një të dyshuari që kërcënoi ambasadorin Gashi
-
Gashi: Kushdo që dyshon se kam shkelur ligjin duke shpërndarë artikullin le të më sfidojë në gjykatë
-
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund të punojmë