Gazetari i KOHËS, Fitim Gashi, ka thënë se vendimi për lirimin nga detyra e ambasadorëve ka qenë pjesë e premtimeve që pati bërë partia e cila sot është në pushtet.
Ai në Interaktiv ka thënë se këta ish-ambasadorë kanë qenë eksponentë të lartë të partive politike ose pjesë e atyre partive që kanë qeverisur më gjatë.
“Jo të gjithë prej tyre kanë qenë pjesë ë partive politike në të kaluarën, por kanë qenë eksponentë të lartë të partive, kryesisht partitë që kanë qeverisur më gjatë, PDK dhe AAK. Kanë qenë të emëruar me çelës politik dhe të emëruarit me çelës politik nuk mund të shërbejnë më shumë se një mandat në misione”.
Gashi ka thënë se ka pasur edhe në të kaluarën të emëruar me çelës politik dhe që më pas pa ndonjë shpjegim nga MPJ-ja atyre u është vazhduar mandati dhe emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
“Është ligji i ndryshuar për shërbimin e jashtëm që thotë se ministria mund të emërojë me çelës politik por pas përfundimit të mandatit, ministria nuk ka kurrfarë obligimi ndaj tyre, por kemi pa në të kaluarën se shumë prej tyre u është vazhduar mandati në mënyrë të jashtëligjshme. Ky fenomen ka qenë prej qeverive të kaluara, por asnjëherë MPJ nuk ka treguar asnjëherë cilët janë ata ambasadorë që po vazhdojnë mandatet”, ka thënë ai.
Edhe
Projektligji për Shërbimin e Jashtëm mundëson më shumë emërime me çelës politik
Gashi ka shtuar se zgjedhja e ambasadorëve nga qeveritë e kaluara nuk ka qenë transparente dhe se ka pasur shpërfillje të procedurave.
“Zgjedhja e tyre nga qeveritë e kaluara nuk ka qenë transparente. Kemi parë se shumë prej ish-ambasadorëve që kanë qenë eksponentë të partive të larta tashmë që u shkarkuan, deri para një jave kanë qenë pjesë e subjekteve politike por me një vendim të qeverisë dhe presidentit menjëherë janë bërë ambasadorë. Ka pasur shpërfillje të procedurave dhe kriter i vetëm ka qenë prejardhja e tyre politike por jo çdo herë profesionalizmi”, ka thënë Gashi.
-
Zvarritet emërimi i ambasadorëve të rinj, asnjë emër në Kuvend
-
Kosova pa ambasador edhe në Francë, lirohet nga detyra Qëndrim Gashi
-
Gashi: Rritja e numrit të ministrive u bë pa asnjë analizë paraprake
-
Gashi: Me Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim s’mund të ketë më ndërhyrje të drejtpërdrejtë