Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar Industrinë e Mbrojtjes së Turqisë, ku edhe ka nënshkruar marrëveshjen mes dy shteteve për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbimet ë mbrojtjes.
Mehaj në këtë takim me kreun e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, ka treguar për planet e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, ministri Mehaj e njoftoi Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë për synimin e Kosovës për integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësimin në NATO. Mes tjerash ai theksoi se në këtë proces mbështetja e Turqisë për Kosovën është tejet e rëndësishme”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
E Demir ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin dhe konkretizimin e marrëveshjes shtet më shtet.
-
Kosova synon marrëveshje ushtarake me Turqinë
-
Ambasadori turk premton mbështetje pas diskutimit me Mehajn për situatën e sigurisë
-
Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Kroacia i premton Kosovës ndihmë për anëtarësim në NATO
-
Maqedonci: Bashkëpunimi me Turqinë garanton vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm