Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshillin e Evropës, në të cilin ka aplikuar Kosova më 12 maj, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës të mërkurën.
Këtë siguri e ka dhënë ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, në takimin e së mërkurës me homologun kosovar, Armend Mehaj.
Përveç NATO-s e Këshillit të Evropës, Akar ka siguruar që do ta përkrahë Kosovën për t’u anëtarësuar edhe në Partneritetin për Paqe dhe organizata tjera rajonale e më gjerë.
“Dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Ministri Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, e në anën tjetër, ministri turk i mbrojtjes, Akar e ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
-
Kosova nënshkruan marrëveshje me Turqinë për furnizim me produkte për mbrojtje
-
Erdogani premton mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Turqia premton mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gërvalla dhe homologu i saj turk flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Hungaria e mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO