Kosova është bërë pjesë e rrjetit evropian për informim dhe vëzhgim ( European Environment Information and Observation network - EIONET)
Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, tha se Kosova nga viti 2010 ka qenë si shtet para anëtarësimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo‘Prej viti 2010 raportojmë rregullisht. Ne kemi 4 ose 5 vite që kërkojmë të anëtarësohemi si Ballkan. Në 25 vjetorin e themelimit ata vendosën që të jemi pjesë si Ballkan”, tha Morina sot RTK-së.
Sipas tij tani më këtë anëtarësim Kosova bëhet pjesë e informimit për mjedis.
Rrjeti Evropian i Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (Eionet) është një rrjet partneriteti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe i 39 vendeve të saj anëtare dhe bashkëpunuese. EEA është përgjegjëse për zhvillimin e Eionet dhe koordinimin e aktiviteteve të saj së bashku me Pikat Kombëtare të Fokusit (NFPs) në vendet.
NFP-të janë përgjegjëse për koordinimin e rrjeteve të Qendrave Kombëtare të Referencës (QKR), duke bashkuar ekspertë nga institucionet kombëtare dhe organet e tjera të përfshira në informacionin mjedisor.