Kosova është pranuar anëtare me të drejta të plota në Asosacionin Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë. Pranimi është bërë në Asamblenë e Përgjithshme të ERRA-s të mbajtur më 28 prill në Bratislavë.
ZRRE-ja në një njoftim për media ka theksuar se kjo përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale.
“Kosova ka qenë anëtare e asociuar e ERRA-s që nga themelimi i saj. Anëtarësimi me të drejta të plota përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale, duke mundësuar pjesëmarrje të plotë në proceset vendimmarrëse, përfshirë të drejtën e votës, si dhe një rol më të fuqishëm në zhvillimin dhe avancimin e praktikave rregullatore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.