Kosova është renditur në pozitën e dytë bashkë me disa vende të tjera të cilat qëndrojnë keq në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore.
“Qeveria e Kosovës nuk ka përmbushur minimumin e standardeve për eliminim e trafikimit me qenie njerëzore, sidoqoftë ka treguar shenja që po bën përpjekje për këtë”, thuhet ndër të tjera në raport, ku mes tjerash ka dhënë edhe disa rekomandime për Qeverinë e Kosovës si të hetojë, të ndjek penalisht dhe të dënojë fuqimisht trafikantët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me të gjeturat e këtij raporti ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Ai gjatë një konference për media ka thënë se MPB-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Hyseni theksoi se pajtohet me 9 rekomandimet e dala nga ky raport dhe është zotuar se ky dikaster do të angazhohet që këto rekomandime të trajtohen në mënyrë të plotë.
Ndër të tjera ministri Hyseni ka përmendur edhe fëmijët lypsarë të cilët, sipas tij, janë të manipuluar nga ndonjë shef i madh.