Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria premton angazhim pas raportit të DASH-it mbi trafikun e qenieve njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në një komunikatë për media të mërkurën, ka thënë se do të angazhohet që rekomandimet e dhëna nga DASH-i t’i trajtojë dhe ta luftojë dukurinë e trafikimit.

MPB-ja ka thënë se dukuria e trafikimit të qenieve njerëzore po e shqetëson jo vetëm Kosovën, por tërë botën.

“Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore do të angazhohen që të gjitha këto rekomandime nga Raporti i Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Personave për vitin 2022, të trajtohen seriozisht nga Autoriteti Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe institucionet tjera relevante të Republikës së Kosovës, me qëllim të luftimit sa më efikas të kësaj dukurie që po vazhdon të shqetësojë jo vetëm vendin tonë, por tërë globin”, tha MPB-ja të mërkurën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022 të martën, ku Kosova paraqitet sërish në nivelin e dytë nga gjithsej tri.

Në raport thuhet se Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithëse shton se ka disa përmirësime.

“Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të rëndësishme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë së COVID-19, nëse ka, në kapacitetin e saj kundër trafikimit; prandaj Kosova mbeti në nivelin 2”, thuhet në raport.

Edhe DASH-i publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore, Kosova në nivelin e dytë Arbëri DASH-i publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore, Kosova në nivelin e dytë

Në raport përmendet ndjekja penale dhe dënimi i shumë trafikantëve dhe identifikimi i më shumë viktimave, si përpjekje që Qeveria ka bërë në parandalimin e dukurisë. Përmenden ekipet e formuara nga Kryeprokurori i Shtetit për koordinim me vendet e rajonit dhe rritjen e fondeve nga Qeveria për strehimoret që drejtohen nga OJQ-të.

“Megjithatë, qeveria nuk arriti standardet minimale në disa fusha kyç. Gjyqtarët vazhduan të jepnin dënime të buta për trafikantët e dënuar dhe qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafikim dhe Planin e Veprimit 2020-2024. Forcat e rendit vazhduan të klasifikonin lëmoshëkërkuesit fëmijë të detyruar nga prindërit e tyre si neglizhencë apo abuzim prindëror në vend të trafikimit dhe, për shkak të procedurave joadekuate të identifikimit, autoritetet me gjasë deportuan disa viktima të paidentifikuara trafikimi”, thuhet tutje në raport.

Rekomandimet e dhëna për Qeverinë e Kosovës nga Departamenti Amerikan:

  • Të hetojë fuqimisht, ndiqni penalisht dhe dënoni trafikantët, duke përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë.
  • Dënimi i trafikantëve të dënuar me burgim në përputhje me dënimet e përcaktuara.
  • Zhvilloni udhëzime me shkrim dhe shtoni përpjekjet për të identifikuar dhe ndihmuar fëmijët e shfrytëzuar për lëmoshë.
  • Miratimi dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare Anti-Trafikim 2020-2024 dhe Plani i Veprimit.
  • Vazhdoni ofrimin e avancuar për trajnime për gjyqtarët, prokurorët dhe forcat e rendit mbi hetimin e trafikimit dhe ndjekjen penale.
  • Të forcohet konfidencialiteti i viktimës dhe masat e privatësisë dhe për të siguruar që informacioni privat të mos shpërndahet.
  • Të zvogëlojë më tutje numrin e lëndëve të pazgjidhura të gjyqësorit, duke përfshirë rastet e trafikimit.
  • Alokimi i burimeve të mjaftueshme për Qendrat për Mirëqenie Sociale për t'i përmbushur plotësisht përgjegjësitë e tyre.
  • Caktoni prokurorë dhe gjyqtarë të trajnuar në çdo rajon për të trajtuar rastet e trafikimit.
  • Forconi masat e konfidencialitetit për viktimën.
  • Rritja e mbështetjes së qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës profesional dhe shërbimet e trajnimit dhe riintegrimit për viktimat.
  • Standardizimi i të dhënave dhe krijimi i një bazë të dhënash që zbërthen statistikat për ndjekjet dhe dënimet lidhur me trafikimin.
  • Ofroni trajnimin e operatorëve të linjës telefonike për trajtimin e rasteve të trafikimit.