Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2016 nuk ka përmbushur minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit me qenie njerëzore. Në raportin e tij, ky departament Kosovën edhe këtë vit e rendit në pozitën e dytë bashkë me disa vende të tjera, të cilat qëndrojnë keq në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, transmeton KTV.
Megjithatë, DASH-i ka thënë se Kosova ka treguar shenja që po bën përpjekje për përmirësimin e gjendjes. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se MPB-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Hyseni ka thënë se pajtohet me nëntë rekomandimet e dala nga ky raport. Ndër të tjera, ministri Hyseni ka përmendur edhe fëmijët lypsarë, të cilët, sipas tij, janë të manipuluar.
Në mesin e rekomandimeve të DASH-it, është që të caktohen gjyqtarë dhe prokurorë të posaçëm për trajtimin e rasteve të trafikimit me njerëz.
-
Kosova ndër shtetet që më së paku lufton trafikimin me qenie njerëzore
-
DASH: Kosova po përpiqet, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz
-
DASH-i i rekomandon Kosovës të shqiptojë dënimet e duhura për trafikim me qenie njerëzore
-
Qeveria premton angazhim pas raportit të DASH-it mbi trafikun e qenieve njerëzore
-
DASH-i publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore, Kosova në nivelin e dytë