Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur as nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit lidhur me trafikimin me njerëz në 187 vende dhe rajone të botës.
Megjithëse raporti njeh disa rezultate, siç është rishikimi i Kodit Penal të Kosovës në të cilin riklasifikohen të gjitha veprat e detyruara të prostitucionit si trafikim, si dhe emërimi i një koordinatori rajonal të Prokurorisë, aty theksohet se, megjithatë Qeveria nuk i plotësoi as standardet minimale në disa fusha kyçe.
“U dënuan më pak trafikantë dhe u identifikuan më pak viktima. Gjyqtarët vazhduan të shpallin dënime të ulëta për trafikantët e dënuar”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.
Raporti përmend faktin se Qeveria e Kosovës uli fondet për strehimore të OJQ-ve për të katërtin vit radhazi, duke detyruar OJQ-të të mbështeten në donatorë të huaj.
Në rekomandimet që bëhen në raport sa i përket Kosovës, theksohet se autoritetet duhet të hetojnë, ndjekin penalisht dhe të dënojnë trafikantët si dhe të shpallin dënime të larta, pastaj, të sigurojnë fonde për strehimoret e OJQ-ve.
Departamenti Amerikan i Shtetit, thekson se institucionet e Kosovës duhet të caktojnë prokurorë dhe gjykatës të trajnuar për rastet e trafikimit.
Edhe
DASH: Kosova po përpiqet, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz
Një çështje tjetër që theksohet si rekomandim është zvogëlimi i rasteve të lëndëve në gjykata, përfshirë rastet e trafikimit me njerëz.
-
DASH-i i rekomandon Kosovës të shqiptojë dënimet e duhura për trafikim me qenie njerëzore
-
Qeveria premton angazhim pas raportit të DASH-it mbi trafikun e qenieve njerëzore
-
DASH-i publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore, Kosova në nivelin e dytë
-
Kosova pranon raportin e DASH-it me rekomandimin për luftë kundër trafikimit me njerëz