Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se nga e marta e 20 majit ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili.
Ky vendim është marrë si pasojë e shpërthimit të gripit të shpendëve në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më 16 maj 2025 nga autoritetet braziliane.
Ky vendim thuhet se synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës.
“Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit. Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve. Ky vendim është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe veprimet e ndërmarra nga vende të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian, Kinën, dhe vende tjera të cilat kanë pezulluar importet e mishit të pulës nga Brazili pas konfirmimit të shpërthimit”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Ndalimi do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV-i.
-
AUV-ja heq nga tregu mishin e pulës së “Apetitit”, të importuar nga Brazili
-
Shpërthimi i sëmundjes Newcastle, AUV ngre masat e kontrollit për ngarkesat që vijnë nga Brazili
-
Nga mishi i skaduar te Salmonella, alarmi për sigurinë ushqimore në Kosovë
-
Kosova pa përgjigje pas ndalimit të 103 tonëve mish të skaduar nga Brazili
-
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria pas shpërthimit të murtajës