Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Bruksel, ka nënshkruar marrëveshjen me programin “Evropa për qytetarët”, me Paraskevi Michou, Drejtore e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi e Komisionit Evropian. Vlera e programit është 187 milion euro, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Sipas Hoxhës, programi do të jetë shumë i mirëseardhur për të rinjtë tanë, sepse nëpërmjet tij, rrit ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane, inkurajon pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve në nivelin e BE-së.
Ajo theksoi se prioritetet specifike janë “Angazhimi Demokratik dhe pjesëmarrja qytetare", si fushë që përfshin Debatin e së ardhmes së Evropës dhe sfidimin e euroskepticizmit, Promovimi i solidaritetit në kohë krizash, Nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, Luftimi i stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare si dhe Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore 2018.
-
Hoxha: Programi “Evropa për qytetarët”, rast që Kosova të përfitojë nga fondi 187 milionë eurosh
-
Kërkohet miratimi i dy projektligjeve për procesin integrues të Kosovës
-
Hoxha nënshkruan me Komisionin Evropian përkrahjen me vlerë 48 milionë euro
-
Hoxha: Tri ligje të reja i sjellin Kosovës 78 milionë euro
-
Kosova nënshkruan me KE-në marrëveshjen për programin me vlerë 7 miliardë euro