Prishtinë, 13 korrik - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka propozuar për miratim, në kabinetin qeveritar, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”. Propozimi i Ministres Hoxha u miratua njëzëri, njoftoi përmes një komunikate kjo ministri.
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” është nënshkruar më 26 qershor 2018 në Bruksel.
Fondi i agjencive të BE-së për këtë program është 187 milionë euro dhe i dedikohen fushave si Ndërgjegjësimi për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane, Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare, Debati i së ardhmes së Evropës dhe sfidimi i euro skepticizmit, Nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, Viti evropian i trashëgimisë kulturore 2018, etj.
Kjo marrëveshje, vuri në dukje ministrja Hoxha, rregullon anëtarësimin e Kosovës në kuadër të programit “Evropa për qytetarët” dhe sipas saj, Kosova do të paguaj anëtarësimin prej 15 mijë eurosh, të cilat janë të planifikuara në kuadër të buxhetit të këtij viti për Ministrinë e Integrimit Evropian.
“Pasi të realizohet marrëveshja dhe pagesa e anëtarësimit, organizatat dhe qytetaret nga Kosova mund të aplikojnë gjatë këtij viti në thirrjet për propozime, të cilat shpallen nga ky program”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ministrja, po ashtu, kërkoi ratifikimin në Kuvend të këtij projektligji para pushimeve verore, sepse kështu do ta mundësonte hyrjen në fuqi të marrëveshjes, dhe fillimi i qasjes së aplikuesve nga Kosova në program për të përfituar fonde nga ky program me vlerë prej 187 milionë euro.
-
Kërkohet miratimi i dy projektligjeve për procesin integrues të Kosovës
-
Kosova me marrëveshjen “Evropa për qytetarët” që vlen 187 milionë euro
-
Hoxha: Fondet e BE-së janë thelbësore për rrugën tonë integruese
-
Hoxha autorizohet të nënshkruajë marrëveshjen mbi 90 milionëshe IPA 2018
-
Hoxha thotë se miratimi i ligjeve nga Kuvendi, janë të rëndësishme për procesin integrues