Kosova ka bërë kërkesë për vazhdimin e gërmimeve edhe në Shtaval, lokacion tjetër ku dyshohet për varrezë masive me trupa të shqiptarëve, pas përmbylljes së punimeve në Kizhevak të Serbisë. Për shkak se edhe ky vlerësohet terren i vështirë, janë kërkuar imazhe satelitore për të saktësuar lokacionin e saktë të trupave të mundshëm. Lokacionet e tjera të shënjuara për gërmime në të ardhmen janë: Kozareva, Sudolica, Jallovishta e Novi-Pazari. Kthimi në Kosovë i trupave të shtatë viktimave nga masakra e Rezallës dhe dy ribashkimet e eshtrave shënojnë përfundimin e punës në Kizhevak, e cila është varreza e pestë masive e identifikuar në Serbi nga paslufta. Batajnica, Peruqaci, Petrovo-Sela dhe Rudnica janë katër varrezat e tjera masive të zbuluara në Serbi. Nga viti 1999 në Serbi janë gjetur të varrosur afro një mijë trupa të shqiptarëve të Kosovës. Derisa shtetit vazhdojnë t’i mungojnë akoma mbi 1 mijë e 600 persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
6 tetor 2021 21:26
-
Shpërndaje në:
Artikuj të ngjashëm