Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Valentin Toçi, priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
e ditur se ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë. Ministri Toçi einformoi ambasadorinitalian rreth angazhimeve të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e mjedisit afarist në vend. Ai theksoi se Kosova ka shënuar përmirësime të ndjeshme sa i përket klimës së biznesit dhe tha se presim rritje të investimeve të kompanive të huaja, përfshirë edhe ato italiane, në vendin tonë.
Në anën tjetër, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të intensifikuar bashkëpunimin institucional me Republikën e Kosovës me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve reciproke në të mirë të ekonomive të të dyja vendeve.
-
Italia e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në zhvillimin ekonomik
-
OEK thekson rëndësinë e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes
-
Italia thotë se propozimi franko-gjerman ka mbështetjen e saj
-
Ambasadori italian: Kosova është pikë qendrore që lidh Ballkanin
-
Orlando njofton për hapjen e një Zyre tregtare në kuadër të Ambasadës së Italisë në Kosovë