Prishtinë, 24 gusht - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, priti sot në ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësin e tij z. Matteo Corradini, me të cilët diskutoi ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve, thuhet në njoftimin për media në lidhje me këtë takim.
Me theks të veçantë u fol për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve kosovare me kompanitë e ndryshme evropiane dhe më gjerë.
Në njoftimin për media theksohet se Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat, si garantues i rritjes ekonomike.
-
Synohet rritja e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Francë
-
OEK-u dhe Oda Ekonomike e Frankfurtit synojnë të thellojnë bashkëpunimin
-
Rukiqi kërkon më shumë prezencë të bizneseve austriake në Kosovë
-
Kosova ka shënuar përmirësime të ndjeshme në klimën e biznesit
-
Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Izraelit zotohen për rritje të bashkëpunimit