Ambasada e Italisë në Prishtinë ka organizuar webinar-in me temën "Kosova, Partneriteti dhe Mundësitë - Forcimi i partneritetit publiko-privat mes Kosovës dhe Italisë veri-lindore përtej Covid-19".
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se Kosova është duke krijuar mjedis të përshtatshëm të të bërit biznes.
Ai në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve ka thënë se vendi është i hapur për biznese, duke shtuar se sektori privat ka rol kyç në fuqizimin e ekonomisë.
"Kosova është e hapur për bizneset dhe për këtë arsye ka ndërmarrë veprime të rëndësishme për krijimin e një mjedisi të favorshëm të biznesit duke transpozuar ligje, rregullore dhe praktika të rëndësishme evropiane në legjislacionin tonë vendor. Me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së në prill 2016, Kosova ka marrë përsipër reformën ekonomike, politike dhe harmonizimin e rrugës së zhvillimit të vendit me atë të integrimit evropian. Jam i bindur që takimi i sotëm do të na japë ide të rëndësishme se si të forcojmë dhe thellojmë marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë ai.
Ndërkaq ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se popullsia e re e Kosovës është e drejtuar fuqishëm nga Evropa, pjesë e së cilës, siç thotë ai, është në aspektin kulturor.
“Pavarësisht zhvillimeve të shpejta tipike për të gjitha demokracitë e reja, Kosova sot është një vend i qëndrueshëm dhe me zhvillim të shpejtë. Një realitet i ri dhe dinamik, i karakterizuar nga një prani e fortë dhe e strukturuar e institucioneve italiane, që ofron mundësi të rëndësishme për ata që duan t'i shfrytëzojnë", ka thënë ai.
Edhe
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ivan Scalfarotto theksoi vëmendjen e institucioneve italiane ndaj Kosovës, që shprehet edhe me punën e ICE-s, Institutit të Kulturës dhe mbi të gjitha kontingjentin e parë ushtarak në mbështetje të misionit të NATO-s përmes KFOR-it, i angazhuar që nga vitit 1999 në garantimin e stabilitetit në zona të rëndësishme të vendit.
"Italia i kushton rëndësi strategjike procesit të stabilizimit të Ballkanit perëndimor dhe në veçanti të Kosovës," deklaroi nënsekretari.
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Italia thotë se propozimi franko-gjerman ka mbështetjen e saj
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Jemi të gatshëm të ndihmojmë që të kalohet ngërçi Kosovë-Serbi
-
Hajdari: Po bëjmë shumë reforma për të lehtësuar të bërit biznes