Ambasadori italian Nicola Orlando, ka njoftuar për hapjen e Zyrës tregtare në kuadër të Ambasadës së Italisë në Kosovë për të rritur bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë në fushën e investimeve dhe eksportit.
Orlando e ka cektur këtë gjatë takimit me drejtorin e përgjithshëm të KIESA-s, Hajriz Koca.
“Ambasadori Orlando e njoftoi për hapjen e Zyrës tregtare në kuadër të Ambasadës së Italisë në Kosovë për të rritur bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e investimeve dhe eksportit. Ai gjithashtu theksoi se mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Italisë janë të mëdha dhe duhet të intensifikohen edhe më shumë. Në fund të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në rritjen e promovimit të investimeve dhe eksportit, si dhe angazhimin për të krijuar marrëdhënie ekonomike në mes kompanive kosovare dhe italiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës.
-
Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit
-
Ambasadori italian: Kosova është pikë qendrore që lidh Ballkanin
-
Ambasadori italian përfundon misionin e tij në Kosovë
-
Orlando takon Rakiqin: Partitë të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit
-
Kurti dhe Kosnetti diskutojnë për zhvillimet në Kosovë