Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiqin e Listës Serbe.
Në takim Orlando ka thënë se ka përsëritur thirrjen gjitha partitë të jenë konstruktiv dhe përgjegjës sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.
“Një takim i shkëlqyer me ministrin Rakiq. E përsërita thirrjen për të gjitha partitë që të flasin, të jenë konstruktive dhe përgjegjëse sa i përket zgjedhjes së presidentit. Dështimi do të kishte ndikim negativ te gjithë qytetarët e Kosovës. Diskutuam për COVID-in dhe disa çështjeve tjera urgjente ndër-komunale që duhet të trajtohen nga Qeveria”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Në ditët në vijim pritet të mbahet seanca ku do të votohet për presidentin. Vjosa Osmani është kandidate për presidente.
-
Zv/kryeministri Rakiq priti ambasadorin italian Orlando, theksohet gatishmëria për bashkëpunim
-
Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit
-
Osmani e informon Oravin për takimin konsultativ të planifikuara me liderët e partive politike
-
Osmani sot i takon përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve
-
Osmani takon Melonin, potencon rolin e Italisë në përkrahjen e Kosovës