Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e misioneve diplomatike, zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq u takua sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Pasi që ambasadori Orland e uroi Rakiqin për detyrat e reja, të dy palët theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në të ardhmen, para së gjithash rreth luftës kundër pandemisë së COVID 19.
Po ashtu në takim u diskutuan edhe çështje të tjera aktuale, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.
Artikuj të ngjashëm
-
Orlando takon Rakiqin: Partitë të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit
-
Zemaj takon Orlandon, Italia vazhdimisht ishte pranë Kosovës
-
Italia thotë se do ta mbështesë Kosovën për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale
-
Italia do të vazhdojë mbështetjen për perspektivën euroatlantike të Kosovës
-
Ambasadori italian: Kosova është pikë qendrore që lidh Ballkanin